Tuesday, June 14, 2016

Këshilla të thjeshta për të humbur në peshë gjatë verës


Vera mund të jetë stina më ideale për të humbur në peshë, pasi në mënyrë natyrale nuk e ndjeni që të hani shumë. Ditët më të gjata na bëjnë edhe që të jemi më aktivë. Për këtë aryse, humbja në peshë gjatë verës mund të bëhet shumë lehtësisht.


Me poshte do ju tregojme disa:

Jini më aktivë fizikisht– Nëse nuk iu shqetëson dielli në verë, të jeni fizikisht aktivë përmirëson shanset për të humbur në peshë.
Duhet të kemi parasysh se nuk është e njëjta gjë në vendet ku temperaturat shënojnë mbi 40 gradë Celsius dhe në vendet ku temperature me zor arrin në 25 gradë.

Në vendet e ftohta, si në Europë dhe në kontinetin e Amerikës së Veriut, vera ofron mundësi për të qenë më aktivë. Në vendet e nxehta njerëzit janë të prirur të hanë më pak dhe pesha mund të bjerë edhe me më pak aktivitet fizik.
Konsumimi i frutave dhe perimeve të sezonit– Frutat dhe perimet e sezonit duhet të hahen pasi japin ushqyesit më të mirë për trupin. Ata jo vetëm ndihmojnë për të rënë në peshë, por sigurojnë edhe lëndë ushqyese. Këshillohet të konsumohen fruta të rritur lokalisht.  

Duhet të kufizoni mishin në ditë dhe ta zëvendësoni me fruta dhe perime. Mund të shtoni fruta në ëmbëlsirë dhe më shumë perime në ushqime.
Notoni Noti nuk është quajtur më kot ushtrimi më i mirë. Është një ushtrim jo vetëm për muskujt, por edhe për mushkëritë.

Të notoni pas një ecjeje të lodhshme mund të jetë shumë çlodhëse dhe ndihmon për të humbur në peshë.


Mos mbani ushqime të pashëndetshëm në shtëpi Dollapi juaj duhet të mos ketë ushqime pa vlera ushqyese dhe me shumë kalori. Do të nevojitet shumë punë për të larguar kaloritë shtesë që keni konsumuar.
Hani më shpeshTë hani 6 vakte të lehtë është më mirë se të hani tre vakte të rëndë. Është mënyra më e lehtë për ta mbajtur veten të ngopur pa ngrënë shumë.

No comments:

Post a Comment