Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë, po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. Por, kjo pije e përditshme (sidomos makiato) ka një ndikim shkatërrues në shqisën e dëgjimit.
Të paktën sipas një studimi të ri të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti McGill, të cilët kanë dalë në përfundimin se konsumimi i përditshëm i kafeinës pengon rikuperimin e veshëve pas një dëmtimi të përkohshëm të shqisës së dëgjimit. Në rastet kur veshët janë të ekspozuar ndaj zhurmave, muzikës së lartë apo tingujve zhurmues të aeroplanit, ata kthehen në gjendje normale brenda 72 orëve. Por, sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i kafes mund ta vështirësojë këtë rikuperim, madje mund ta bëjë dëmtimin të përhershëm.
“Studimi ynë konfirmon se ekspozimi ndaj tingujve me zë të lartë bashkë me konsumimin e përditshëm të 25mg/kg kafeinë ka një ndikim negativ në rikuperimin e dëgjimit”,- shpjegon dr. Faisal Zawawi, një nga autorët e studimit.
Ekspertët e testuan teorinë e tyre tek një grup kafshësh, ku i ekspozuan ndaj tingujve me volum 110 dB (e njëjta me zhurmën që krijohet gjatë një koncerti) për një orë.
Gjysma e kafshëve konsumuan një dozë me kafeinë në ditë. Pas ditës së parë, nuk kishte asnjë ndryshim midis rikuperimit të dëgjimit tek të dyja grupet. Por, pas 8 ditëve, grupi që konsumoi kafeinë çdo ditë shfaqi më shumë probleme me dëgjimin se gjysma tjetër e grupit.
Maksimumi i kafeinës që rekomandohet çdo ditë është 3mg/kg në ditë.
Burimi: http://shendeti.com.al/
No comments:
Post a Comment